TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Qershor 2025, 08:26

Izraeli pranon armëpushimin: Do të përgjigjemi ashpër nëse Irani na sulmon!

Shkruar nga Pamfleti

Izraeli pranon armëpushimin: Do të përgjigjemi ashpër

Izraeli ka pranuar propozimin e presidentit të SHBA Donald Trump për një armëpushim 12-orësh mes i bërë publik mbrëmjen e së hënës.

Qeveria e Izraelit ka rënë dakord për një armëpushim 12 orësh me Iranin. Zyra e Benjamin Netanyahut thotë se Izraeli do t'i përgjigjet "me forcë" çdo shkeljeje të armëpushimit me Iranin.

Në deklaratë, thuhet gjithashtu se Izraeli ka arritur qëllimin e tij për të eliminuar kërcënimin bërthamor dhe balistik të Iranit. Po ashtu, autoritetet izraelite bëjnë me dije se kanë “shkaktuar dëme të rënda ndaj udhëheqjes ushtarake iraniane dhe kanë shkatërruar dhjetëra objektiva qendrore të qeverisë së Iranit”.

"Izraeli falenderon Presidentin Trump dhe Shtetet e Bashkuara për mbështetjen e tyre në mbrojtje dhe pjesëmarrjen e tyre në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian.

Në dritën e arritjes së objektivave të operacionit dhe në koordinim të plotë me Presidentin Trump, Izraeli ka rënë dakord me propozimin e presidentit për një armëpushim dypalësh", deklaroi Izraeli.

Netanyahu shpreh gjithashtu mirënjohje ndaj presidentit Trump dhe SHBA-ve për mbështetjen në mbrojtje dhe për pjesëmarrjen në eliminimin e kërcënimit bërthamor iranian.

Kryeministri izraelit pritet të mbajë një deklaratë publike gjatë ditës, ku do të japë më shumë detaje lidhur me marrëveshjen dhe hapat e ardhshëm.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian tha se nuk do të ketë asnjë marrëveshje për armëpushim ose ndërprerje të operacioneve ushtarake nëse Izraeli nuk ndalon sulmet. Ministri shtoi se në momentin që Izraeli pranon armëpushimin, sulmet do të ndalen.

Lini një Përgjigje