Bota 1 Prill 2023, 11:09

Joe Biden braktis ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles III

Shkruar nga Pamfleti

Joe Biden braktis  ceremoninë e kurorëzimit të mbretit Charles

Presidenti Joe Biden nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III , sipas mediave britanike, por pritet të dërgojë zonjën e parë Jill ose zëvendëspresidenten Kamala Harris .

Të ftuarit, do të jenë liderët botërorë, janë njoftuar nga Buckingham Palace për datën e ceremonisë që do mbahet në maj, por kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk do jetë mes tyre.

Kjo është hera e dytë që Biden do të shmangë një takim me monarkun. Ai pritet të vizitojë Irlandën e Veriut muajin e ardhshëm , duke lënë disa ditë përpara mbërritjes së Mbretit të ri britanik për të shënuar 25 vjetorin e Marrëveshjes së së Premtes së Mirë.

Zyrtatët britanikë kanë thënë se asnjë  president i SHBA-së nuk ka marrë pjesë në një kurorëzim britanik.

“Ne mendojmë se përfaqësuesi do të jetë zonja e parë ose zëvendëspresidenti,” tha një burim për DailyMail.

Pallati Buckingham ka njoftuar se kurorëzimi i Mbretit të Britanisë Charles III do të mbahet më 6 maj të vitit 2023, transmeton Anadolu Agency (AA). Kurorëzimi do të mbahet në Ëestminster Abbey, ndërsa ceremonia do të drejtohet nga kryepeshkop i Canterbury-t. Mbretëresha Camilla gjithashtu do të kurorëzohet së bashku me Mbretin Charles III.

Kurorëzimi i monarkut të ri bëhet “tradicionalisht disa muaj pas ardhjes në fron, pas një periudhe të zisë kombëtare dhe mbretërore, si dhe dukë lënë kohë për përgatitjen e nevojshme për organizimin e ceremonisë" . Ceremonia e kurorëzimit të mbretërve është mbajtur në Ëestminster Abbey për 900 vjet.

Mbreti Charles III erdhi në fron pas vdekjes së nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, e cila ndërroi jetë më 8 shtator pas një mbretërimi prej 70 vjetësh.

shba angli biden mbreti charles iii