Bota30 Prill 2023, 14:07

Joe Biden: Po punoj si dreqi për të liruar gazetarin amerikan të arrestuar në Rusi

Shkruar nga Pamfleti

Joe Biden: Po punoj si dreqi për të liruar gazetarin amerikan të

Presidenti i SHBA, Joe Biden tha se ai po punon "si dreqi" për t'i liruar gazetarët amerikanë të ndaluar jashtë vendit.

Gjatë fjalës së tij në darkën vjetore të korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, Biden gjithashtu vlerësoi guximin absolut të Evan Gershkovich me akuzën e spiunazhit dhe përsëriti apelin e tij drejtuar Moskës për lirimin e tij të menjëhershëm.

Biden iu drejtua drejtpërdrejt prindërve të Gershkovich, të cilët ishin të pranishëm dhe morën duartrokitjet e më shumë se 2,000 të pranishmëve në ngjarje, disa prej tyre të veshur me një bluzë "Free Evan".

Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich u kap nga policia e Vladimir Putin më 29 mars, megjithatë zyrtarët rusë nuk kanë dhënë ende ndonjë provë për të mbështetur pretendimet e tyre. Gershkovich do përballet me 20 vjet burg nëse shpallet fajtor.

Gershkovich, 32 vjeç, është gazetar i akredituar në Ministrinë e Jashtme. Ai akuzohet për spiunazh. Në një deklaratë, FSB-ja thekson se gazetari, "duke vepruar sipas udhëzimeve nga pala amerikane, mblodhi informacione të mbuluara nga sekreti shtetëror mbi veprimtarinë e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus".

Gershkovich është gazetari i parë për një gazetë amerikane që arrestohet për spiunazh në Rusi që nga Lufta e Ftohtë. Arrestimi i tij vjen në mes të tensioneve të ashpra midis Moskës dhe Uashington DC mbi luftimet në Ukrainë.

FSB pretendoi se Gershkovich "po vepronte me urdhrat e SHBA për të mbledhur informacion në lidhje me aktivitetet e një prej ndërmarrjeve të kompleksit industrial ushtarak rus që përbën një sekret shtetëror".

Gershkovich mbulon Rusinë dhe Ukrainën si korrespondent në zyrën e Moskës të Wall Street Journal. FSB vuri në dukje se ai kishte akreditim nga ministria e jashtme ruse për të punuar si gazetar.

Raporti i tij i fundit nga Moska, i publikuar në fillim të kësaj jave, u fokusua në ngadalësimin e ekonomisë ruse mes sanksioneve perëndimore të vendosura kur trupat ruse hynë në Ukrainë vitin e kaluar.

 

joe biden gazetari amerikan rusi