TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Tetor 2023, 16:41

Kaosi që e pret botën nëse Rusia triumfon në Ukrainë dhe frika e ripërsëritjes së një lufte të përgjakshme në Ballkan!

Shkruar nga Pamfleti

Kaosi që e pret botën nëse Rusia triumfon në Ukrainë

Me konflikte të tilla gati për të shpërthyer kudo nëpër botë, si rasti i sapo ndezur i Azerbajxhanit dhe Armenisë, apo dhe rajoni i Ballkanit, ku shtet të ndryshme kanë pretendime mbi territoret e fqinjëve. Mos dënimi i Rusisë do t’iu japë atyre një udhërrëfyes të qartë se si mund të arrijnë pretendimet territoriale që ata kanë...

Pyetja që bëhet më shpesh lidhur me konfliktin në Ukrainë, është se çfarë do të ndodhë nëse Rusia triumfon në fund? Cilat janë pasojat me të cilat mund të përballet bota dhe shanset e ripërtëritjes së një akti të tillë diku gjetkë nëpër botë?

Sipas analizës së ekspertit britanik të çështjeve Ndërkombëtare, Dominic Waghorn, nëse Rusia mbizotëron, atëherë një nga parimet më të rëndësishme që mbështetet rendi botëror i pasluftës -ideja se territori sovran është i pacenueshëm- do të minohet përgjithmonë.

Ndërsa Rusia do të shpërblehet për agresion e paprovokuar me zgjerimin e territorit të saj dhe burimeve të vlefshme. Rusia është një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kështu që nëse ia del mbanë, krijon një precedent për vendet e tjera që të bëjnë të njëjtën gjë dhe ky është shqetësimi më i madh. 

Me konflikte të tilla gati për të shpërthyer kudo nëpër botë, si rasti i sapo ndezur i Azerbajxhanit dhe Armenisë, apo dhe rajoni i Ballkanit, ku shtet të ndryshme kanë pretendime mbi territoret e fqinjëve. Mos dënimi i Rusisë do t’iu japë atyre një udhërrëfyes të qartë se si mund të arrijnë pretendimet territoriale që ata kanë.

Gjithashtu ekziston shqetësimi se Rusia do të përpiqet të bëjë të njëjtën gjë përsëri në një datë të ardhshme, në një tjetër vend të ish-Bashkimit Sovjetik.

Duhet të theksohet se konflikti në Ukrainë është produkt i parandalimit të dështuar nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo pasi Rusia mori një pjesë të Gjeorgjisë në 2008 dhe nuk u ndëshkua. Ajo mori Krimenë në vitin 2014 dhe nuk u ndëshkua aq rëndë sa ta pengonte atë nga ndërhyrja në Siri në vitin 2015 dhe kështu me radhë - deri në aktin më të fundit dhe më të keq të shkeljes territoriale.

Dhe siç shihet qartë ajo nuk ka në plan të ndalet as në Ukrainë, qoftë dhe duke aneksuar këtë radhë Donbasin dhe duke lënë hapësirë për disa vite më vonë për pushtime të tjera./SkyNews

putin lufta rusia ukraina

Lini një Përgjigje