TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Korrik 2025, 07:35

“Kemi disa gjëra të përbashkëta...”, letra e Trump për Epstein që po trondit SHBA; reagimi i ashpër i Presidentit

Shkruar nga Pamfleti

“Kemi disa gjëra të përbashkëta...”, letra e

Brenda skicës së gruas lakuriq ishte një shënim i shkruar me makinë shkrimi i stiluar si një bisedë imagjinare midis Trump dhe Epstein, e shkruar në vetën e tretë

Jeffrey Epstein vijon të trazojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mes debateve në rradhët e mbështetësve të Donald Trump nëse duhet ose jo të publikohen më shumë dokumente lidhur me Epstein dhe ata që merrnin pjesë në festat e organizuara prej tij, Gazeta Wall Street Journal (WSJ) ka publikuar një një artikull lidhur me urimet që figura të njohura i kanë dërguar Jeffrey Epstein me rastin e ditëlindjes së tij të 50.

Mes letrave është edhe një dialog imagjinar mes Donald Trump, ndërsa pretendohet se ky dialog shoqërohet me një vizatim, ku shfaqet një grua nudo.

Letra e Donald Trump, të cilën gazeta vuri në dukje se e kishte parë, përmban aludime të ndryshme seksuale, si të tjerat në album. Ajo përbëhet nga disa rreshta teksti të shtypur brenda një kornize në formën e një gruaje të zhveshur, me sa duket të vizatuar me dorë, me një shënues, thuhet në artikullin e ËSJ.

Firma e presidentit të ardhshëm shfaqet në fund të figurës, në lartësinë e qimeve pubike, shton botimi.

“Brenda skicës së gruas lakuriq ishte një shënim i shkruar me makinë shkrimi i stiluar si një bisedë imagjinare midis Trump dhe Epstein, e shkruar në vetën e tretë”, raportoi gazeta.

WSJ e publikoi këtë artikull mes polemikave midis Presidentit Trump dhe një pjese të bazës së lëvizjes MAGA (Bëjeni Amerikën të Madhe Përsëri, "le t'i japim Amerikës përsëri madhështinë e saj", slogani kryesor i republikanëve) mbi çështjen Epstein.

“Duhet të ketë më shumë në jetë sesa të kesh gjithçka”, niste shënimi, që pretendohet se është shkruar nga Donald Trump.

Në dialogun imagjinar me Epstein, Trump shkruan “po, ka, por nuk do të ta tregoj çfarë është”, ndërsa vijon përgjigja nga Jeffrey: “as unë nuk do ta tregoj, pasi edhe unë e di çfarë është.

“Kemi disa gjëra të përbashkëta, Jeffrey”, vijon letra e publikuar në emër të Trump, ndërsa Jeffrey përgjigjet “po, kemi, tani që e mendoj”.

Në vijim, në artikullin e ËSJ, që pretendohet se është urimi që Trump i ka dërguar Epstein shkruhet:

Trump: Enigmat nuk plaken kurrë, e ke vënë re?

Jeffrey: Në fakt, kjo ishte e qartë për mua herën e fundit që të pashë.

Trump: Një shok është një gjë e mrekullueshme. Gëzuar ditëlindjen dhe uroj që çdo ditë të jetë një tjetër sekret i mrekullueshëm.

Letra, të cilën gazeta pretendon se është dërguar në ditëlindjen e 50-të të Epstein, është cilësuar nga Trump si një “e rreme”.

Në një postim, Trump tha se gazeta dhe pronari Rupert Murdoch “ishin paralajmëruar drejtpërdrejt” se do të paditeshin nëse do ta botonin historinë, duke e përshkruar atë si “të rreme, dashakeqe dhe shpifëse”.

Letra, sipas The Wall Street Journal, thuhet se përfundon me fjalët: "një mik është një gjë e mrekullueshme. Gëzuar ditëlindjendhe çdo ditë të jetë një tjetër sekret i mrekullueshëm".

"Këto nuk janë fjalët e mia, as mënyra se si flas. Gjithashtu, unë nuk vizatoj", reagoi Trump në rrjetet sociale në përgjigje të historisë.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi të enjten se ka ndërmend të padisë Wall Street Journal (ËSJ) për një artikull që i atribuonte atij një letër me aludime drejtuar Jeffrey Epstein, në vitin 2003, duke e përshkruar tekstin si "të rremë, keqdashës dhe shpifës".

“Presidenti Trump së shpejti do të padisë Wall Street Journal, Newscorp dhe vetë z. Murdoch”, tha republikani nëpërmjet Truth Social.

Në vijim Trump shprehet “ata publikuan një artikull të rremë, dashakeq dhe shpifës”, duke shtuar nëse do të kishte sadopak të vërtetë, ajo do të ishte zbuluar shumë kohë më parë nga kundërshtarët e tij politikë.

Jeffrey Epstein u gjet i varur në një qeli burgu në New York City më 10 gusht 2019, përpara se të dilte në gjyq për një sërë krimesh seksuale, veçanërisht abuzimin e vajzave të mitura. Sipas autoriteteve, ai kreu vetëvrasje.

Vdekja e tij nxiti teori të panumërta konspiracioni, veçanërisht atë që ai u vra për të parandaluar zbulime tronditëse rreth të famshmëve, atyre me gjak blu, të pasurve dhe politikanëve.

Javën e kaluar, Departamenti i Drejtësisë dhe FBI-ja siguruan se në dosjen e Epstein nuk ishte gjetur asgjë e re që do të justifikonte publikimin e dokumenteve të mëtejshme.

Ata konfirmuan se Jeffrey Epstein kreu vetëvrasje në burg dhe theksuan se, pas shqyrtimit të thellë të të gjithë dosjes së çështjes, nuk gjetën as një "listë klientësh" të rrjetit të shfrytëzimit seksual që ai dyshohet se mbante, as "prova të besueshme se ai shantazhonte njerëz të fuqishëm". /Përshtati Pamfleti/

Lini një Përgjigje