TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2026, 19:48

Kërcënon Irani: Armiqtë nuk do të jenë të sigurt as në shtëpitë e tyre

Shkruar nga Pamfleti
Kërcënon Irani: Armiqtë nuk do të jenë të sigurt
Foto ilustruese

Irani paralajmëroi se kundërshtarët e tij “nuk do të jenë të sigurt askund në botë, as në shtëpitë e tyre”, sipas një deklarate të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), të cituar nga televizioni shtetëror IRIB.

Në reagimin e saj pas zhvillimeve të fundit, IRGC deklaroi se humbja e Udhëheqësit Suprem dhe e zyrtarëve të tjerë të lartë “nuk e ka tronditur Iranin, por përkundrazi e ka bërë më të fortë”.

Garda Revolucionare theksoi se do të vazhdojë përballjen “derisa armiku të mposhtet”, duke shtuar se periudha e sigurisë për kundërshtarët ka marrë fund.

Deklarata vjen në një moment tensioni të lartë në rajon, ndërsa përplasjet mes Iranit, SHBA-së dhe Izraelit kanë hyrë në një fazë të re përshkallëzimi. Retorika e ashpër e Teheranit sinjalizon se konflikti mbetet i hapur dhe me rrezik për zgjerim të mëtejshëm.

 

iran shba

Lini një Përgjigje