TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota13 Mars 2023, 21:00

Kërkesa e Ukrainës për armë të avancuara, Finlanda e gatshme të dërgojë avionë luftarakë në Kiev

Shkruar nga Pamfleti

Kërkesa e Ukrainës për armë të avancuara, Finlanda e

Kryeministrja finlandeze është shprehur e hapur për të diskutuar dhurimin e avionëve luftarak F/A-18 në Ukrainë, pavarësisht ngurrimit nga ana e Perëndimit.

Aktualisht Finlanda operon një flotë avionësh F/A-18 Hornet, dhe ka në plan ti zëvendësoj ato me 64 avionë luftarakë F-35A nga kontraktori amerikan Lockheed Marin dhe më pas ato të vjetrit t’i dërgojë në Ukrainë.

"Ne kemi aeroplanë të rinj F35 që vijnë ... Kur këta Hornets të vjetër të çaktivizohen, ne mund të diskutojmë përdorimin e tyre në të ardhmen," u tha gazetarëve kryeministrja Sanna Marin.

Por dërgimi i avionëve modeli i të cilëve hyri në prodhim në vitet 1980 është përballur me kritika në Ukrainë, kjo pasi Kievi ka kërkuar sisteme më të avancuara të armëve dhe avionëve luftarakë.

Një kërkesë e tillë është refuzuar nga shtetet si Amerika, Gjermania dhe Franca të cilat janë shprehur se nuk do të dërgonin sisteme të avancuara armësh në Ukrainë, për shkak të kompleksitetit të përdorimit të  tyre dhe kostos së mirëmbajtjes.

 

finlanda ukraina avionët luftarak

Lini një Përgjigje