TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Janar 2024, 10:31

Kim Jong Un paralajmëron për luftë, përgatitet për përplasje ushtarake me Korenë e Jugut dhe SHBA-në

Shkruar nga Pamfleti

Kim Jong Un paralajmëron për luftë, përgatitet për

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, bëri thirrje për një rritje të prodhimit të raketave gjatë një vizite në një fabrikë armësh, në përgatitje për një "përplasje ushtarake" me Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Kështu ka raportuar sot agjencia shtetërore Kcna.

Shtëpia e Bardhë tha dje se Pheniani furnizoi Moskën me raketa balistike dhe sisteme shpërndarjeje të përdorura në sulmet e mëdha në ditët e fundit kundër Ukrainës, raporton Ansa.

"Informacionet tona tregojnë se Koreja e Veriut ka furnizuar së fundmi sisteme lëshimi dhe disa raketa balistike për Rusinë", tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, John Kirby.

Forcat ruse lëshuan raketa të furnizuara nga Pheniani më 30 dhjetor dhe 2 janar drejt Ukrainës, tha zyrtari amerikan. Aleatët historikë, Rusia dhe Koreja e Veriut janë të dy subjekt i sanksioneve ndërkombëtare: i pari për pushtimin e Ukrainës dhe i dyti për programet e saj të ndaluara të raketave dhe armëve bërthamore.

Në fund të një takimi pesë-ditor të Komitetit Qendror të Partisë së Punëtorëve të Koresë në fund të dhjetorit, Kim kishte urdhëruar tashmë përshpejtimin e përgatitjeve ushtarake për një "luftë" që mund "të nisë në çdo kohë" në gadishull.

koreja e veriut koreja e jugut shba përplasje ushtarake

Lini një Përgjigje