TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Maj 2025, 08:00

Kishte lajmëruar takim me presidentin Trump, Vuçiç anulon papritur vizitën në SHBA

Shkruar nga Pamfleti

Kishte lajmëruar takim me presidentin Trump, Vuçiç anulon

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka anuluar papritur vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe bazuar në informacione jozyrtare. Siç raporton “Blic”, Vuçiç nuk është ndjerë mirë me shëndet dhe ka fluturuar prapë për në Beograd.

Vuçiç raportohet se nuk është ndjerë mirë në orët e pasdites së djeshme dhe pasi ka kërkuar ndihmë mjekësore dhe është kontrolluar, ai ka vendosur të kthehet në Serbi.

Presidenca serbe pritet të japin informacione lidhur me këtë sot gjatë ditës.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç kishte paralajmëruar se në SHBA do të takohej edhe me presidentin amerikan, Donald Trump.

Lini një Përgjigje