Komisioni rekomandon që këshilli t'i japë Gjeorgjisë statusin e një vendi kandidat pasi Tbilisi është duke bërë disa reforma.
Ukraina vazhdon të përballet me vështirësi dhe tragjedi të jashtëzakonshme të provokuara nga lufta e agresionit të Rusisë, dhe megjithatë ukrainasit po e reformojnë thellësisht vendin e tyre, edhe pse po bëjnë një luftë që është ekzistenciale për ta.
“Ukraina ka përfunduar më shumë se" 90% të hapave të nevojshëm të përshkruar nga komisioni vitin e kaluar, duke vënë në dukje reformat në drejtësi dhe përpjekjet kundër korrupsionit”, tha Von der Leyen.
“Reformat e mbetura janë tashmë duke u përmbushur, kjo është mirë dhe komisioni i vlerëson këto përpjekje. Dhe mbi këtë bazë ne kemi rekomanduar sot që këshilli të hapë negociatat e anëtarësimit.
Komisioni ka rekomanduar gjithashtu që këshilli të miratojë një kornizë negociuese pasi Ukraina të ketë kryer reformat e saj”, shtoi ajo.
Lini një Përgjigje