Ursula von der Leyen

E para grua që do drejtojë Komisionin Evropian, kush është ministrja gjermane Ursula von der Leyen - Bota
Bota 2 Korrik 2019, 20:35

E para grua që do drejtojë Komisionin Evropian, kush është ministrja gjermane Ursula von der Leyen

Shkruar nga Pamfleti
E para grua që do drejtojë Komisionin Evropian, kush është

Udhëheqësit europianë kanë zgjedhur ministren e mbrojtjes gjermane, Ursula fon der Lejen, për postin më të lartë të bllokut, presidente të Komisionit Europian.

Vendimi u mor pas një samiti maratonë prej tri ditësh, dhe emërimi i saj, aleates së ngushtë të Merkelit, ka qenë surprizë për të gjithë, pasi shumë kandidatë të tjerë ishin refuzuar.

Nëse Parlamenti Europian e voton kandidaturën e saj, ajo mund të hyjë në histori si presidentja e parë femër e Komisionit Europian.

Drejtuesja e FMN-së, Kristinë Lagarde, është kandiduar për drejtimin e Bankës Qendrore Europiane, që tani mbahet nga Mario Dragi, personi që shpëtoi euron gjatë krizës së borxheve në eurozonë.

Bota