
Lidhjet midis Uashingtonit dhe Pekinit janë të tensionuara keq për një sërë çështjesh, duke përfshirë Tajvanin e sunduar në mënyrë demokratike, mosmarrëveshjet territoriale në Detin e Kinës Jugore dhe kufizimet e presidentit amerikan Joe Biden në eksportet e çipave gjysmëpërçues.
Ministri kinez i Mbrojtjes, Li Shangfu tha në samitin e lartë të sigurisë aziatike të dielën se konflikti me Shtetet e Bashkuara do të ishte një “katastrofë e parikuperueshme”, dhe se vendi i tij kërkon dialog për zgjedhjen e mosmarrëveshjeve
Duke folur në Dialogun Shangri-La në Singapor, Li u shpreh se bota ishte mjaft e madhe që Kina dhe SHBA të rriteshin së bashku.
“Kina dhe SHBA kanë sisteme të ndryshme dhe janë të ndryshme në shumë mënyra të tjera. Megjithatë, kjo nuk duhet t’i pengojë të dyja palët të kërkojnë bazë të përbashkët dhe interesa të përbashkëta për të rritur lidhjet dypalëshe dhe për të thelluar bashkëpunimin. Është e pamohueshme që një konflikt apo konfrontim i rëndë midis Kinës dhe SHBA-së do të jetë një fatkeqësi e parikuperueshme për botën”, tha ai.
Shangri-La vazhdoi të paralajmëronte kundër krijimit të aleancave ushtarake "të ngjashme me NATO-n" në rajonin Azio-Paqësorin, duke thënë se ato vetëm do ta zhysnin rajonin në një "vorbull mosmarrëveshjesh dhe konfliktesh".
"Një mentalitet i Luftës së Ftohtë tani po ringjallet, duke rritur shumë rreziqet e sigurisë. Respekti i ndërsjellë duhet të mbizotërojë mbi bullizmin dhe hegjemoninë", tha ai.
Li duket se po i referohej mbështetjes së Uashingtonit për aleancat dhe partneritetet rajonale, duke përfshirë aleancën e tij AUKUS me Australinë dhe Mbretërinë e Bashkuar. SHBA është gjithashtu anëtare e grupit Quad, i cili përfshin Australinë, Indinë dhe Japoninë. Analistët në Kinë thonë se Pekini ndihet gjithnjë e më i "rrethuar" nga SHBA.
Ndërkohë më herët gjatë ditës, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha në takimin në Singapor se Uashingtoni ishte "thellësisht i përkushtuar" për të ruajtur status quo-në në Tajvanin e vetëqeverisur që Pekini e pretendon si territorin e tij.
Ai gjithashtu qortoi Kinën për refuzimin e mbajtjes së bisedimeve ushtarake, duke i lënë superfuqitë në bllokim për dallimet e tyre.
"Jam thellësisht i shqetësuar që PRC [Republika Popullore e Kinës] nuk ka qenë e gatshme të angazhohet më seriozisht në mekanizma më të mirë për menaxhimin e krizave midis dy ushtrive tona. Sa më shumë që flasim, aq më shumë mund të shmangim keqkuptimet dhe llogaritjet e gabuara që mund të çojnë në krizë ose konflikt", tha Austin në takimin në Singapor.
Lini një Përgjigje