
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden është takuar me zyrtarë të lartë në kabinetin e tij, duke përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken, për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.
Mësohet se ai i ka udhëzuar ata të koordinohen me Izraelin “për të gjitha aspektet e krizës”. Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se Biden-i do të flasë me aleatët e ngushtë për të diskutuar zhvillimet e fundit.
“Ai udhëzoi ekipin e tij që të ndjekë koordinimin me Izraelin për të gjitha aspektet e krizës dhe të vazhdojë punën e tyre me partnerët rajonalë për të paralajmëruar këdo që mund të kërkojë të përfitojë në këtë situatë”, ka thënë Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Lini një Përgjigje