
Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian ka paralajmëruar se nëse sulmet izraelite vazhdojnë, Tel Avivi duhet të presë një përgjigje “më të ashpër dhe më të rëndë”.
Në një telefonatë me kryeministrin e Irakut, ai u shpreh se edhe vendet e tjera në rajon mund të jenë në rrezik nëse sulmet vazhdojnë dhe bëri thirrje për një “qëndrim të vendosur” nga kombet islamike.
Presidenti i Iranit theksoi se nuk ishte ai që e filloi konfliktin, por u përgjigj me “vendosmëri”. Deri më tani, nga sulmet izraelite, kanë humbur jetën 128 persona dhe janë plagosur rreth 900 të tjerë.
Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Irani do të paguante një “çmim shumë të lartë” për vdekjet e civilëve, duke pretenduar se të paktën 10 persona u vranë në sulmet iraniane ndaj Izraelit gjatë natës.
Lini një Përgjigje