
Veç lajmeve të konfliktit, që kanë pushtuar vëmendjen e mediave jo vetëm atje, por në të gjithë botën, shtypi izraelit raportoi edhe shtyrjen e dasmës së Avner Netanyahut, djalit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.
Organizatorët e eventit konfirmuan se kjo kishte ndodhur për shkak të kufizimeve të emergjencës në të gjithë vendin. Fillimisht e planifikuar të mbahej të hënën në 16 qershor, në lokalin luksoz Ronit Farm në veri të Tel Avivit, dasma e profilit të lartë u anulua për shkak të shqetësimeve të vazhdueshme të sigurisë dhe rregulloreve të Komandës së Frontit të Brendshëm, të cilat ndalojnë të gjitha tubimet nën statusin aktual të emergjencës, të njohur si Niveli 4.
Kufizimet u vendosën pas një rritjeje të sulmeve me raketa nga Irani dhe aleatët e tij. Bëhet medije se dasma do të shtyhet për një kohë të pacaktuar.
Disa media të tjera dalin me teorinë se shkëlqimi i përgatitjeve dhe lajmet për veshjet e zgjedhura nga një mijë të ftuarit, në fakt mund të kenë qenë një përpjekje për t`i hedhur hi syve iranianëve, në mënyrë që ata të mos e kuptohej se Izraeli, po përgatiste në hije sulmin ndaj Republikës Islamike.
Ndërsa nga ana tjetër, në Tel Aviv kishin vazhduar përgatitjet për paradën e krenarisë të organizuar nga komuniteti LGBTQ, e cila gjithashtu u anulua pas ofensivës izraelite. Zëdhënësit e Netanyahut deklaronin se kryeministri do të kalonte një fundjavë të qetë në veri të vendit me gruan e tij Saën dhe më pas do të shkonte në ceremoni.
Madje, këshilltarët kishin njoftuar se qeveria do të mblidhej të enjten në mbrëmje dhe do të diskutonte rifillimin e negociatave për lirimin e pengjeve që mbahen ende në Gaza nga Hamasi.
Lini një Përgjigje