TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Janar 2026, 19:18

Kontrolle në shtëpinë e gjyqtarit maqedonas, i gjenden 350 mijë euro të fshehura në mur

Shkruar nga Pamfleti
Kontrolle në shtëpinë e gjyqtarit maqedonas, i gjenden 350
Gjoko Ristov

Gjykatësit maqedonas Gjoko Ristov i janë gjetur 350 000 euro në murin e shtëpisë së prindërve të tij. Kjo shumë është pas aksionit të policisë financiare të Maqedonisë së Veriut.

“Në kuadër të një hetimi që po e udhëheq Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, gjatë fundjavës së kaluar është realizuar një bastisje në një lokacion në Negotinë. Veprimet janë zhvilluar nën drejtimin e Drejtorisë së Policisë Financiare, në koordinim me prokurorin publik kompetent.”-njofton ministria e brendshme.

Gjykatësi Ristov është në detyrë në Gjykatën e Apelit në Shkup, ndërsa ndaj tij rëndojnë veprat penale: Fitim i kundërligjshëm dhe fshehje e pasurisë.

Për 350 000 eurot e gjetura ekzistojnë dyshime se rrjedhin nga veprimtari të paligjshme të lidhura me korrupsion dhe tregti me ndikim-njofton Policia Financiare.

Emri i gjyqtarit Gjoko Ristov më herët ishte lidhur me Fehmi Stafën, ish-avokat i popullit, i cili aktualisht ndodhet në paraburgim për shkak të dyshimeve se ka marrë 50.000 euro ryshfet.

Gjoko Ristov është në kërkim, ndërsa për vendndodhjen e tij nuk ka ende të dhëna. 

gjoko ristov maqedoni

1 Komente

  1. T
    Tony

    He mo se i ka pasur per dite te keqe i varferi. Paraja e bardhe per dite te zeza, themi ne Shqiptaret ndersa, Englezi per parane e ruajtur thote, it's for rainy days.

    Lini një Përgjigje