Bota21 Prill 2023, 21:07

Kremlini dënon deklaratat e Jens Stoltenberg: Retorika me anëtarësimin e Ukrainës në NATO, tepër e rrezikshme

Shkruar nga Pamfleti

Kremlini dënon deklaratat e Jens Stoltenberg: Retorika me

Ministria e Jashtme ruse i ka konsideruar deklaratat e kreut të NATO-s, Jens Stoltenberg për anëtarësimin e Ukrainës në aleancë si tepër të “rrezikshme”. Kjo pasi Kremlini e bëri të qartë dje se parandalimi i bashkimit të Kievit në NATO është një nga qëllimet e tij kryesore.

NATO i vendos vetes qëllimin për të ‘mposhtur’ Rusinë në Ukrainë dhe për të motivuar Kievin, premton se pas përfundimit të konfliktit, vendi mund të pranohet në aleancë. Deklarata të tilla janë dritëshkurtër dhe të rrezikshme. Kjo mund të çojë në kolapsin përfundimtar të sistemit evropian të sigurisë”, tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.

Kjo deklaratë vjen pasi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jen Stoltenberg vizitoi Kievin të enjten dhe tha se "e ardhmja e Ukrainës është në NATO". 

Stoltenberg tha se ai diskutoi një "iniciativë shumëvjeçare të mbështetjes" me Presidentin Volodymyr Zelensky, duke shtuar se kjo do të ndihmonte Ukrainën të kalojë nga pajisjet dhe doktrinat e epokës sovjetike në "standardet e NATO-s". 

ukrainë anëtarësimi nato kremlini