Bota21 Prill 2023, 18:17

“Britania e Madhe, armiku i përjetshëm i Rusisë”, Medvedev rikthen retorikën kërcënuese ndaj aleatëve të Ukrainës

Shkruar nga Pamfleti

“Britania e Madhe, armiku i përjetshëm i Rusisë”,

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit rus, Dmitry Medvedev ka rikthyer sërish retorikën kërcënuese ndaj aleatëve të Ukrainës. Ai e quajti Mbretërinë e Bashkuar, një nga shtetet partizane në ndihmën ndaj Kievit, si “armikun e përjetshëm” të vendit të tij.

Medvedev përsërit sërish kërcënimet e mëparshme, duke thënë se nëse shpërthen një luftë botërore Britania do të jetë e para që do të shfaroset nga armët bërthamore ruse.

Britania ishte, është dhe do të jetë armiku ynë i përjetshëm. Në çdo rast, derisa ishulli i tyre arrogant të shkojë në humnerën e detit nga vala e krijuar nga sistemi i fundit i armëve ruse”, shkroi ai në Telegram.

Komentet e Medvedev erdhën si përgjigje ndaj sanksioneve që Mbretëria e Bashkuar vendosi ndaj pesë individëve rusë pas dënimit me 25 vjet burg të veprimtarit opozitar rus, Vladimir Kara-Murza, i cili ka edhe shtetësi britanike.

medvedev kërcënon britaninë