Bota21 Prill 2023, 16:39

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Vuçiç: Serbët janë të bashkuar, pavarësisht se Perëndimi po tenton të bëjë cirk

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet në veri të Kosovës, Vuçiç: Serbët

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë sot se ata që organizojnë zgjedhje në katër komuna në veri të Republikës së Kosovës i kanë bashkuar serbët që jetojnë atje, përfshirë edhe ata që mendojnë ndryshe.

I pyetur nga një gazetar që të komentojë vendimin e djeshëm të liderit të Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviç, për të mos marrë pjesë në zgjedhje, ai tha se ishte një vendim i zgjuar dhe i mençur.

“Këta njerëz nga Perëndimi po krijojnë një cirk. Ata mendojnë se mund t’i detyrojnë serbët të duan Kosovën e pavarur duke paguar disa OJQ dhe media që t’i detyrojnë ata të votojnë. Ata bashkuan popullin serb, ata bashkuan njerëzit që mendojnë ndryshe”, tha Vuçiç.

Ndërkohë i pyetur për të komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan, Christopher Hill, i cili tha se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës, Vuçiç tha se Hill është një njeri serioz, një intelektual dhe se e kupton situatën.

vuçiç zgjedhjet veri kosovës