Bota24 Mars 2023, 13:30

Kreu i Pentagonit: Nëse Kina i dërgon armë Putinit, rrezikojmë luftën në shkallë globale

Shkruar nga Pamfleti
Kreu i Pentagonit: Nëse Kina i dërgon armë Putinit,
Sekretari i Mbrojtjes Amerikane, Lloyd Austin me shefin e Shtabit të Ushtrisë, Mark Milley

Sekretari i Mbrojtjes Amerikane, Lloyd Austin bëri dje disa deklarata alarmante gjatë një seance dëgjimore në Kongresin Amerikan.

"Nëse Kina vendos t'i dorëzojë Rusisë armë vdekjeprurëse, kjo vetëm do të zgjasë luftën në Ukrainë. Konflikti potencialisht mund të zgjerohet jo vetëm në rajon, por në shkallë globale”., tha Austin.

Kjo është hera e parë që një ministër i administratës Biden vendos në një marrëdhënie kaq të qartë mbështetjen e mundshme ushtarake kineze dhe rrezikun e një flakërimi global.

Uashingtoni e ndoqi vizitën e Xi Jinping në Moskë me një shqetësim të madh dhe me sa duket nxori një përfundim pesimist. 

Pekini po i afrohet gjithnjë e më shumë asaj që amerikanët e konsiderojnë pikën pa kthim : dërgimin e bombave të sofistikuara te Putini. 

Austin dhe shefi i Shtabit, Mark Milley u shpjeguan parlamentarëve se qëllimi është që të lejojë ushtrinë ruse t'i rezistojë kundërsulmimit ukrainas, të njoftuar fillimisht nga Pentagoni dhe dje nga Volodymyr Zelensky. 

Prandaj, Austin dhe Milley u kërkuan demokratëve dhe republikanëve të miratojnë buxhetin e mbrojtjes, duke filluar me shpenzimet për furnizimet ushtarake në Ukrainë.

Dje, për më tepër, Këshilli Evropian miratoi edhe programin prej 2 miliardë eurosh për dërgimin e municioneve në Kiev . 

Kuadri politiko-diplomatik, megjithatë, është pak më kompleks. Nga njëra anë, qeveria amerikane nuk i jep asnjë meritë planit të ndërmjetësimit të paraqitur nga Xi Jinping. 

Por nga ana tjetër, ai nuk dëshiron të mbyllë kanalet e komunikimit me vendin e madh aziatik. 

Joe Biden ka bërë të ditur se synon të telefonojë Xi. Dhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken ka rifilluar përgatitjet për misionin në Pekin që ishte shtyrë pas krizës së balonave të spiunazhit në Kinë .

kina rusia lufta në ukrainë