![]()
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka reaguar lidhur me kryengritjen e Wagner, i cili e quan një çështje të brendshme të Rusisë.
Gjatë takimit me presidentin lituanez Gitanas Nauseda, Stoltenberg deklaroi gjithashtu se samiti ku do të marrin pjesë liderët e 31 vendeve aleate, do të miratojë pakon e ndihmës afatgjatë për Ukrainën, e cila po lufton kundër Rusisë.
“Ne do të forcojmë lidhjet tona politike me Ukrainën. Vendimet që do të merren do ta afrojnë Ukrainën me aleancën, sepse vendi i Ukrainës i përket NATO-s. Të gjithë aleatët besojnë se dyert e NATO-s janë të hapura dhe se Ukraina do të jetë anëtare”, tha Stoltenberg.
Stoltenberg u shpreh gjithashtu se po ndjekin nga afër ngjarjet në Bjellorusi.
“Ne nuk shohim asnjë tregues se Rusia do të përdorë armë bërthamore”, u shpreh Stoltenberg, duke theksuar se do të vazhdojnë të jenë vigjilent.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s vijoi duke thënë se në samitin në Vilnius do të ndërmerren hapa për planet e reja të sigurisë rajonale të NATO-s. Lidhur me këto plane, më shumë se 300 mijë trupa do të jenë në gatishmëri të lartë dhe do të mbështeten nga elementë detare dhe ajrore.
Lini një Përgjigje