
Ushtria ukrainase ka çliruar disa territore në rajonin e Zaporizhzhias. Zëvendës shefi i shtabit të përgjithshëm ukrainas u shpreh se ushtria e Ukrainës ka çliruar më shumë se 100 km katror në pjesën juglindore të vendit.
“Gjatë javës së kaluar, trupat tona kanë avancuar në 3 kilometra pranë Mala Tokmachka dhe 7 kilometra në jug të Velyka Novosilka", tha Hromov, gjatë një konferencë në Kiev.
Ai u bëri jehonë zyrtarëve të tjerë ukrainas që pretendojnë se shtatë vendbanime në zonë janë rimarrë, shumica e tyre janë fshatra të vegjël.
Ministria ruse e Mbrojtjes thotë se grupi i saj i forcave Vostok në zonë kishte përdorur “sulme ajrore, zjarr artilerie dhe sisteme të rënda flakëhedhëse” për të zmbrapsur dy sulme në zonë.
Ndërkohë, Rusia po përpiqet të përparojë në zona të tjera, me operacione sulmi në rajonin e Kharkiv dhe përgjatë pjesëve të frontit të Donetskut. Pas shkatërrimit të digës hidroelektrike Nova Kakhovka javën e kaluar, forcat ruse janë “përqendruar në pajisjen e linjave të reja mbrojtëse”, tha Hromov.
Lini një Përgjigje