TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Gusht 2023, 09:45

Kundërshtoi “Ballkanin e Hapur”, Vuçiç hakmerret ndaj ish-ministres malazeze; i ndalon hyrjen në Serbi

Shkruar nga Pamfleti

Kundërshtoi “Ballkanin e Hapur”, Vuçiç hakmerret

Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç duket se nuk i del inati me Malin e Zi, pasi i ka ndaluar hyrjen në Beograd një zyrtareje malazeze. Kjo e fundit kundërshtoi nismën "Ballkani i Hapur".

Ministria e Punëve të Jashtme të Malit të Zi kërkoi nga Serbia që të sqarojë vendimin me të cilin i ndalohej hyrja në aeroportin e Beogradit të ish-ministres së Çështjeve Evropiane në Qeverinë e Malit të Zi, Jovana Maroviç.

Ministria njoftoi se shpreh besimin se “një praktikë e tillë nuk do të vazhdojë sepse cenon vlerat demokratike dhe pengon zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe bashkëpunimit rajonal”.

“Këto janë parakushtet kryesore për ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët evropiane, si prioritet kyç i politikës së jashtme të të dy vendeve”, theksoi Ministria malazeze e Punëve të Jashtme.

Në njoftim thuhej se Ministria pasi mësoi se Maroviçit i është refuzuar hyrja në Serbi në pikën kufitare në aeroportin “Nikola Tesla” në Beograd, e ka kontaktuar atë, ndërsa Ambasada e Malit të Zi në Beograd ka marrë masa për kthimin e dokumenteve personale të Maroviçit dhe mundësoi kthimin e saj në Mal të Zi po atë mbrëmje.

Maroviç u shënjestrua publikisht në mediat pro regjimit në Serbi për mbështetjen e protestave “Serbia kundër dhunës”, në të cilat ajo mori pjesë në Beograd.

Në nëntor të vitit të kaluar, Maroviç dha dorëheqjen nga posti i zëvendëskryeministrit dhe ministres për Çështjet Evropiane të Malit të Zi pasi departamenti i saj analizoi avantazhet dhe disavantazhet e pjesëmarrjes së Malit të Zi në nismën e Serbisë “Ballkani i Hapur”, të cilën ajo e kundërshtoi ashpër.

Para se t’i bashkohej Qeverisë së Abazoviçit dhe Lëvizjes URA, ajo ishte një aktiviste civile.

ballkani i hapur vucic hakmarrje ish ministre malazeze serbi

Lini një Përgjigje