Bota 1 Mars 2024, 16:19

Lamtumira e fundit për Navalny, bashkëshortja Yulia: Nuk di si të jetoj pa ty!

Shkruar nga Pamfleti

Lamtumira e fundit për Navalny, bashkëshortja Yulia: Nuk di si të

E veja e Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, me të cilën ai ka dy fëmijë, nuk mori pjesë në funeral sepse ndodhet jashtë Rusisë, por postoi një mesazh lamtumire.

Ajo ka shkruar se do të donte një përqafim dhe buzëqeshje nga bashkëshorti i ndjerë, ndërsa shtoi se nuk di se si do të jetojë pa të, por do të përpiqet ta bëjë krenar.

“Lyosha, faleminderit për 26 vjet lumturi absolute.

Po, edhe gjatë tre viteve të fundit të lumturisë. Për dashurinë, që më mbështete gjithmonë, që më bëre të qesh edhe nga burgu, për faktin që ke menduar gjithmonë për mua.

Nuk di si të jetoj pa ty, por do të përpiqem të të bëj të lumtur për mua dhe krenar për mua. Nuk e di nëse mund ta përballoj apo jo, por do të përpiqem.

Do takohemi patjetër një ditë. Unë kam kaq shumë histori të patreguara për ty, dhe kam kaq shumë këngë të ruajtura për ty në telefonin tim, në përgjithësi janë qesharake të them të drejtën, këngë të tmerrshme, por ato kanë të bëjnë me ne, dhe doja shumë që t’i dëgjoje”, ka shkruar ajo.

Lamtumira e fundit për Navalny, bashkëshortja Yulia: Nuk di si të

“Lyosha” është forma e shkurtër ose pseudonimi i njohur për Alexei.

Nën masa të rrepta sigurie, mijëra rusë i dhanë lamtumirën e fundit në Moskë opozitarit Alexei Navalny, i cili vdiq dy javë më parë në një burg në Arktik.

Kritiku më i ashpër i Presidentit Putin vdiq në moshën 47 vjeçare në një burg në Arktik më 16 shkurt, ku po vuante një dënim 19 vjeçar.

Një prift ortodoks udhëhoqi ceremoninë e shkurtër të lutjeve, ndërsa jashtë qëndronin mijëra njerëz që nuk ishin lejuar të merrnin pjesë në ceremoni.

Pas largimit të arkivolit jehonin thirrjet e pjesëmarrësve se “Rusia do të jetë e lirë”, “Jo luftës”, “Rusia pa Putnin” dhe “Putini është një vrasës”.

alexei navalny yulia navalnaya putin