TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Shtator 2025, 14:35

Lavrov kërcënon NATO-n: Çdo agresion do përballet me përgjigje vendimtare!

Shkruar nga Pamfleti
Lavrov kërcënon NATO-n: Çdo agresion do përballet me
Sergey Lavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha se çdo tentativë agresioni e NATO-s kundër Rusisë do të ketë një përgjigje adekuatese.

Kjo deklaratë erdhi gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Lavrov shtoi se Bashkimi Europian po ngre një alarm fals, pasi po i shtyn banorët e tyre të përgatiten për luftë me Rusinë.

"Kërcënimet me forcë kundër Rusisë, e akuzuar për planifikim praktik të një sulmi ndaj Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe Bashkimit Evropian, po bëhen gjithnjë e më të zakonshme. Presidenti Putin i ka hedhur poshtë vazhdimisht provokime të tilla. Rusia nuk ka pasur kurrë dhe nuk ka qëllime të tilla, por çdo agresion kundër vendit tim do të përballet me një përgjigje vendimtare. Nuk duhet të ketë dyshim për këtë midis atyre në NATO dhe Bashkimin Evropian që jo vetëm i bindin votuesit e tyre për pashmangshmërinë e luftës me Rusinë dhe i nxisin ata të shtrëngojnë rripat, por gjithashtu deklarojnë hapur përgatitjet për një sulm ndaj rajonit tonë të Kaliningradit dhe territoreve të tjera ruse", u shpreh Lavrov.

nato rusia

Lini një Përgjigje