TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Shtator 2025, 22:39

Leo refuzon planin e krijimit të një Pape nga Inteligjenca Artificiale: Rrezikon identitetin njerëzor

Shkruar nga Pamfleti

Leo refuzon planin e krijimit të një Pape nga Inteligjenca

Papa Leo tha se kishte refuzuar një propozim për të krijuar një version të vetes me inteligjencë artificiale, duke paralajmëruar se një teknologji e tillë mund të rrezikonte seriozisht identitetin njerëzor.

Papa zbuloi se dikush i kishte kërkuar leje për të krijuar një “papë artificial” për të lejuar këdo të ketë një audiencë personale.

“Ky Papë i inteligjencës artificiale do t’u jepte përgjigje pyetjeve të tyre, dhe unë thashë, ‘nuk do ta autorizoj këtë’”, i tha Leo gazetares dhe autores Elise Allen në një intervistë për një biografi.

“Nëse ka ndonjë person që nuk duhet të përfaqësohet nga një avatar, do të thoja se Papa është lart në listë.”

Që kur u zgjodh në maj, Leo ka shprehur vazhdimisht shqetësimin për ndikimin e mundshëm të inteligjencës artificiale mbi njerëzimin, veçanërisht për mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve.

Gjatë telefonatës së tij të parë me kryeministren italiane Giorgia Meloni më 15 maj, Papa diskutoi bashkëpunimin me qeverinë italiane "për zhvillimin e inteligjencës artificiale që është etike dhe i shërben njerëzimit".

Në intervistë, Leo paralajmëroi gjithashtu për ndikimin e inteligjencës artificiale në punësim dhe identitet .

“Dinjiteti njerëzor ka një marrëdhënie shumë të rëndësishme me punën që bëjmë”, tha ai. “Nëse e automatizojmë të gjithë botën dhe vetëm pak njerëz kanë mjetet… ka një problem të madh, një problem të madh që po vjen në të ardhmen.”

Lini një Përgjigje