
Liderët europianë që bëjnë pjesë në të ashtuquajturën “koalicioni i vullnetit” kanë dalë me një deklaratë të përbashkët pas takimit virtual para takimit të nesërm në SHBA.
Në takimin e kryesuar nga Macron dhe Sir Keir, udhëheqësit evropianë “riafirmuan mbështetjen e tyre të vazhdueshme për Ukrainën” dhe “lavdëruan dëshirën e Presidentit Zelenskyy për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”.
Ata ritheksuan gatishmërinë për të vendosur një forcë sigurie sapo të kenë pushuar armiqësitë, si dhe për të ndihmuar në sigurimin e qiellit dhe detit të Ukrainës dhe për të rigjeneruar forcat e armatosura të Ukrainës.
“Udhëheqësit gjithashtu përgëzuan angazhimin e Presidentit Trump për të ofruar garanci sigurie për Ukrainën, në të cilën Koalicioni i Vullnetit do të luajë një rol jetësor përmes Forcës Shumëkombëshe të Ukrainës, ndër masa të tjera”, thekson deklarata.
Lini një Përgjigje