
Presidenti francez Emmanuel Macron u shpreh pesimist lidhur me qëllimet e Moskës, para takimit që do të zhvillohet nesër me Presidentin amerikan Donald Trump në Uashington.
“Më pyesni nëse mendoj se Putin dëshiron paqe. Mendoj se përgjigjja është jo”, tha Macron, ndërsa theksoi se situata është jashtëzakonisht serioze, jo vetëm për Ukrainën, por edhe për Europën.
Presidenti francez u shpreh se qëllimi i partnerëve europianë është “një paqe e fortë dhe e qëndrueshme për Ukrainën” dhe ne duam që integriteti territorial i Ukrainës të respektohet”.
Macron tha gjithashtu se qëllimi i bisedimeve të së hënës në Uashington mes Presidentit amerikan Donald Trump dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky është të paraqitet një front i bashkuar mes Ukrainës dhe aleatëve të saj europianë.
“Nëse tregojmë dobësi sot ndaj Rusisë, po hapim rrugën për konflikte të ardhshme. Europa duhet të tregojë forcë dhe vendosmëri”, theksoi Macron.
Duke iu referuar Ukrainës, Macron u shpreh se asnjë vend nuk mund të pranojë humbjen e territorit nëse nuk ka garanci të qarta sigurie për territorin që i mbetet.
Macron tha gjithashtu se qëllimi i takimit të nesërm, është një front i bashkuar mes Ukrainës dhe aleatëve europianë.
Presidenti francez përfundoi duke thënë se “një marrëveshje paqeje të qëndrueshme për Ukrainën, vendi ka nevojë për një ushtri të fortë”.
Lini një Përgjigje