TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Mars 2023, 14:40

Lidhjet e Beogradit me Moskën, ambasadori i SHBA: Serbia po paguan një çmim të lartë për mos vendosjen e sanksioneve

Shkruar nga Pamfleti
Lidhjet e Beogradit me Moskën, ambasadori i SHBA: Serbia po paguan një
Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill deklaroi se Serbia do të duhet të marrë një vendim për sanksionet ndaj Rusisë.

Hill u shpreh se Serbia po paguan një çmim të lartë për mos vendosjen e sanksioneve.

Sipas tij, është shumë e rëndësishme që Serbia të mos presë të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, por që në procesin e anëtarësimit të harmonizojë politikën e saj me BE-në, përfshirë edhe vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

“Duhet ta dimë se Rusia sulmoi brutalisht fqinjin e saj, shumë vende të vogla evropiane vendosën sanksione, megjithëse ishte e vështirë për ta, por e bënë sepse ishte e drejtë. Besoj gjithashtu se Serbia do ta kuptojë këtë, nuk është kurrë vonë për bëj gjënë e duhur”, theksoi.

Ndër të tjera, Hill shtoi se ndikimi i Moskës në Beograd është negativ.

Ndërkohë, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç  ka deklaruar se asnjë armë, pajisje apo municion serb nuk i është shitur Rusisë apo Ukrainës dhe se ata që pretendojnë të kundërtën janë “gënjeshtarë, sinjalizues dhe duhet të kenë turp, sepse po i sjellin dëme Serbisë”.

“Për Serbinë, në përputhje me ligjet ndërkombëtare, ekzistojnë të ashtuquajturit përdorues të lejuar dhe Serbia mund të eksportojë vetëm në vende të tilla. Ne kemi bërë gjithçka në përputhje me ligjin, jemi të pastër si loti”, tha Vuçiç.

Në fund të shkurtit, disa media ruse njoftuan se 3.500 raketa nga fabrika serbe “Krushik” iu dorëzuan forcave të armatosura të Ukrainës, përmes Turqisë dhe Sllovakisë, ndërkaq Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë njoftoi se ky informacion shkakton “shqetësim të thellë”.

rusi serbi hill

Lini një Përgjigje