Presidenti rus Vladimir Putin është shprehur se Rusia po përballet me “kërcënime të drejtpërdrejta” për sigurinë e saj. Gjatë një ceremonie në Kremlin në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Putin lavdëroi ata që janë të gatshëm të mbrojnë njerëzit dhe të ardhmen e shtetit të tij.
“Tani, kur Rusia po përballet edhe një herë me kërcënime të drejtpërdrejta për sigurinë dhe sovranitetin e saj, ne po shohim shumë shembuj të guximit dhe vendosmërisë, gatishmërisë për të thënë të vërtetën dhe për të mbrojtur njerëzit dhe vetë të ardhmen e shtetit tonë, të ardhmen që duam për veten”, tha Putin.
Midis grave që u nderuan ishin mjeke dhe punonjëse të qendrave shëndetësore që kishin shërbyer në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.
Ndërkohë luftimet e rusëve në Ukrainë vijojnë. Yevgeny Prigozhin, kreu i kompanisë ushtarake private ruse Wagner tha sot se pjesa lindore e qytetit ukrainas të Bakhmut është tani nën kontrollin e saj.
“E gjithë pjesa lindore e Bakhmut është nën kontrollin e Wagner PMC. Gjithçka në lindje të lumit Bakhmutka është nën kontrollin e plotë të Wagner PMC”, u shpreh ai në Telegram.
Lini një Përgjigje