TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Tetor 2024, 20:20

Lufta në Lindjen e Mesme, Egjipti propozon armëpushim dyditor në Gaza

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Lindjen e Mesme, Egjipti propozon armëpushim dyditor në

Presidenti egjiptian Abdel Fattah al Sisi ka thënë se vendi i tij ka propozuar një armëpushim dy-ditor në Gaza. Ai tha se koha do të përdoret për të shkëmbyer katër pengje izraelite për disa të burgosur palestinezë.

Duke folur në një konferencë shtypi në Kajro së bashku me presidentin algjerian Abdelmadjid Tebboune, Sisi shtoi se bisedimet duhet të rifillojnë brenda 10 ditëve nga armëpushimi i përkohshëm në një përpjekje për të arritur një armëpushim të përhershëm.

Më vete, media izraelite raporton se ministri i mbrojtjes i vendit Yoav Gallant ka thënë se ata duhet të jenë të përgatitur për "kompromise të dhimbshme" për të siguruar një marrëveshje për lirimin e pengjeve të mbetura.

Ndërkohë që më herët u raportua se Krerët e agjencive të spiunazhit të SHBA-së dhe Izraelit, (CIA dhe Mossad) do të takohen me kryeministrin e Katarit sot në Doha, sipas agjencisë së lajmeve Reuters, e cila citon një zyrtar që është informuar për bisedimet.

Katari ka vepruar si ndërmjetës midis Izraelit dhe Hamasit për armëpushimin dhe bisedimet për lirimin e pengjeve dhe SHBA dhe Egjipti gjithashtu kanë udhëhequr negociatat për t'i dhënë fund luftës.

Lini një Përgjigje