TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Shtator 2023, 20:33

Lufta në Ukrainë drejt fundit? Putin: Ne jemi të gatshëm për paqe, Kievi është ai që po refuzon

Shkruar nga Pamfleti

Lufta në Ukrainë drejt fundit? Putin: Ne jemi të gatshëm

Presidenti rus, Vladimir Putin ka deklaruar se nuk është Rusia ajo që po refuzon të negociojë se si t'i japë fund luftës, por Ukraina.

Dua të them se Rusia nuk ka refuzuar kurrë negociatat dhe tani ne nuk po refuzojmë”, tha Putin.

Ai shtoi se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ngriti pyetje rreth negociatave mbi luftën gjatë takimeve mes dy krerëve të hënën.

“Siç dihet, me ndërmjetësimin e Presidentit të Turqisë, u arrit një marrëveshje, u ranë dakord për projekt-dokumentet ndërmjet delegacioneve ruse dhe ukrainase, por më pas Ukraina i dërgoi në... në skrap! Askush nuk i kthehet kësaj. Dëgjojmë për disa iniciativa të reja, por kjo nuk është diçka që është diskutuar ndonjëherë me ne. Prandaj, ne nuk pranojmë asgjë të re. Sa i përket shërbimeve të ndërmjetësimit, ne nuk i kemi refuzuar asnjëherë. Ne i jemi mirënjohës edhe Presidentit të Turqisë për përpjekjet e tij në këtë drejtim”, tha Putin.

Presidenti rus tha gjithashtu se kundërofensiva ukrainase kishte dështuar. Udhëheqësit ukrainas e kanë pranuar përparimin e ngadaltë të kundërofensivës, por ditët e fundit, ushtria ukrainase tha se kishte shënuar fitore në rajonin juglindor të Zaporizhzhia, duke depërtuar në "vijën e parë" të mbrojtjes ruse.

putin lufta ukrainë

Lini një Përgjigje