
Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer ditën e sotme mbi 100 robër lufte nga të dyja palët. Si Kievi ashtu dhe Moska kanë konfirmuar shkëmbeni e të burgosurve të luftës.
Andriy Yermak, kreu i zyrës së presidentit ukrainas, tha se 95 ukrainas, ushtarët e forcave të armatosura dhe gardës kombëtare, si dhe rojet kufitare, u dorëzuan nga Rusia, duke përfshirë disa të plagosur.

Ndërkohë, ministria ruse e mbrojtjes tha se 94 rusë u liruan gjithashtu pas negociatave dhe do të dërgoheshin për ekzaminim mjekësor.
Dy vendet edhe pse në një luftë të gjatë më shumë se 1 vjeçare në mënyrë periodike kanë bërë shkëmbime të robërve të luftës, ndër të vetmet raste ku palët kanë pranuar të negociojnë.

Lini një Përgjigje