Kundërofensiva e shumëpritur duket se po jep shenjat e para pozitive, kjo pasi ushtria ukrainase ka bërë përparime në disa zona të pushtuara nga rusët. Ushtarët e saj kanë rifituar kontrollin e fshatit Blahodatne, i vendosur përgjatë vijës së frontit midis Zaporizhzhia dhe Donetskut në Ukrainën juglindore dhe disa zonave përreth
Një video e publikuar nga kanali zyrtar Telegram i Forcave Tokësore të Ukrainës tregon ushtarët e Brigadës 68 duke ngritur flamurin ukrainas nga një ndërtesë në zonë, i cili shtrihet disa kilometra në jug të qytetit të Velyka Novosilka.
Blahodatne village in Donetsk region was liberated by Ukrainian Army.
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) June 11, 2023
As 68th separate jaeger brigade named after Oleksa Dovbush reports, a Ukrainian flag is now flying over the village!
Glory to Heroes! pic.twitter.com/cgC5GDUbta
CNN nuk mund të verifikojë në mënyrë të pavarur raportet e fushëbetejës në Ukrainë, por pretendimi i ushtrisë duket se përputhet me fragmentet jozyrtare të publikuara nga gazetarët dhe propagandistët rusë këtë fundjavë, të cilat kanë sugjeruar se forcat e Kievit po bëjnë disa fitime në Ukrainën juglindore.
Lini një Përgjigje