TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Qershor 2023, 17:56

“Vetëm unë mund ta shmang Luftën e Tretë Botërore”, Trump injoron akuzat ndaj tij dhe vazhdon fushatën

Shkruar nga Pamfleti

“Vetëm unë mund ta shmang Luftën e Tretë

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump duket se nuk ka ndërmend të ndalet në kandidimin e tij për zgjedhjet presidenciale 2024, pavarësisht akuzave të shumta të ngritura kundër tij.

Në një takim me mbështetësit e tij të shtunën, ai deklaroi se do të shmangë Luftën e Tretë Botërore nëse zgjidhet president në vitin 2024, duke përsëritur se mund t’i japë fund konfliktit në Ukrainë brenda 24 orësh.

Sapo të zgjidhem, para se të hyj në Shtëpinë e Bardhë, do t’i jap fund luftës në Ukrainë, nëse ajo vazhdon ende. Unë jam i vetmi që mund të parandaloj Luftën e Tretë Botërore“, tha ish presidenti amerikan.

Trump sulmoi edhe liderët e tjerë botërorë, të cilët i targetoi si “të këqij” dhe “dinakë” dhe i akuzoi ata se duan që SHBA-të drejtohet nga budallenj, duke përfunduar se Presidenti Joe Biden “nuk ka idenë” se si të merret me ta.

trump lufta botërore

Lini një Përgjigje