
Një deklaratë e fortë nga senatori republikan Lindsey Graham po interpretohet si sinjal i qartë se përfshirja e SHBA në ngjarjet e Iranit është shumë pranë. Në një postim në rrjetet sociale, Graham u drejtohet qytetarëve iranianë me fjalë të qarta dhe pa ekuivok: “Për popullin iranian: makthi juaj i gjatë po shkon drejt fundit.”
Duke reaguar ndaj raportimeve të New York Times për mbështetjen që Donald Trump i ka dhënë protestave në Iran, Graham thekson se “guximi dhe vendosmëria për të përfunduar shtypjen janë parë dhe kuptuar nga Presidenti Trump dhe të gjithë ata që duan lirinë.”
Në deklaratën e tij, senatori shpjegon se kur Trump thotë “Make Iran Great Again”, ai nënkupton triumfin e protestuesve mbi regjimin teokratik të Ajatollahut. Graham thekson se Trump “e kupton që Irani nuk mund të bëhet kurrë i madh për sa kohë që Ajatollahu dhe veglat e tij qëndrojnë në pushtet.”
Postimi mbyllet me një frazë që po ngjall reagime të forta në të dy anët e Atlantikut: “Ndihma është rrugës.”
Deklarata vjen në një moment kritik, kur protestat masive në Iran po përshkallëzohen dhe Uashingtoni po sinjalizon një qasje më të ashpër ndaj regjimit të Teheranit. Së bashku me qëndrimin e presidentit Trump, mesazhi i Graham shton peshë spekulimeve për një ndërhyrje të mundshme të SHBA-së në mbështetje të lëvizjes protestuese në Iran.
TO THE IRANIAN PEOPLE: your long nightmare is soon coming to a close. Your bravery and determination to end your oppression has been noticed by @POTUS and all who love freedom.
— Lindsey Graham (@LindseyGrahamSC) January 10, 2026
When President Trump says Make Iran Great Again, it means the protestors in Iran must prevail over… https://t.co/CapdTrbGhk
“Make Iran Great Again Without Oil” :D