Bota11 Gusht 2023, 15:38

Mali i Zi/ Abazoviç: Nuk tërhiqem nga politika edhe nëse nuk jam pjesë e qeverisë së re

Shkruar nga Pamfleti

Mali i Zi/ Abazoviç: Nuk tërhiqem nga politika edhe nëse nuk

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç theksoi të premten se dëshiron që qeveria e re të formohet sa më shpejt. Duke folur për gazetarët, Abazoviç u shpreh se nuk do të tërhiqet nga politika edhe nëse nuk është pjesë e pushtetit të ri ekzekutiv.

Do të dëshiroja që sa më shpejt të formohet qeveria. Pse duhet të tërhiqem nga politika, në politikë kam arritur gjithçka. Kam hyrë në politikë për të dhënë një kontribut që Mali i Zi të ndryshojë për mirë dhe të bëhet anëtar i BE-së dhe në këtë kontekst dua të jap një kontribut”, tha Abazoviç duke iu përgjigjur më pas pyetjes nëse do të tërhiqet nga politika.

Kujtojmë se presidenti i Malit të Zi Milatoviç i ka dhënë mandatin kreut të Lëvizjes Evropa Tani për të formuar një koalicion qeverisës. Ai ka 90 ditë kohë për të formuar qeverinë, nëse nuk arrin, mandati i dorëzohet partisë së dytë më të votuar. 

abazoviç qeveria e re