TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 9 Prill 2023, 17:34

Mali i Zi/ Dritan Abazoviç thirrje presidentit të ri të anulojë zgjedhjet parlamentare

Shkruar nga Pamfleti

Mali i Zi/ Dritan Abazoviç thirrje presidentit të ri të

Dritan Abazoviç i kërkon presidentit të sapo zgjedhur Jakov Milatoviç të anulojë vendimin për zgjedhjet e parakohshme. Ai thotë se data e zgjedhjeve duhet të vendoset në konsultim me të gjithë aktorët politikë.

Në një intervistë televizive, Abazoviç tha se Milatoviç duhet të mbledhë të gjithë aktorët politikë dhe së bashku të përcaktojnë datën e re të zgjedhjeve.

Mund të jetë në fund të qershorit, para sezonit. Çështja, është se presidenti legjitim dhe deputetët legjitimë mund të përcaktojnë bashkërisht datën e zgjedhjeve. Nuk mendoj se është mirë që Gjukanoviç të shkarkojë deputetë kështu, është e papranueshme”, tha Abazoviç.

Ish presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, pas miratimit të dekretit për shpërndarjen e Kuvendit, shpalli zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në datën 11 qershor.

Që në verën e vitit që lamë pas, Mali i Zi drejtohet nga një qeveri në detyrë. Abazoviç e humbi shumicën qeverisëse pas paktit me kishën serbe. Ky pakt solli përplasje mes tij dhe Gjukanoviç, i cili e mbështeste në drejtimin e qeverisë.

abazaovic milatovic mali i zi

Lini një Përgjigje