
Kryetari i Partisë Republikane, Mike Johnson, i shoqëruar nga ligjvënës të tjerë republikanë, ka folur mbi zgjedhjet e mbajtura dje në disa shtete të SHBA, për kryetarë bashkish dhe guvernatorë, ku demokratët fituan garat.
Johnson minimizoi rëndësinë e rezultateve të mbrëmshme, duke sugjeruar se fitoret e demokratëve në New York, New Jersey dhe Virginia ishin të pritshme.
"Mbrëmë nuk pati surpriza," thotë ai.
"Ajo që ndodhi mbrëmë ishte se shtetet blu dhe qytetet blu votuan blu", thotë ai duke iu referuar ngjyrës që përdoret zakonisht për të përcaktuar Partinë Demokratike në SHBA.
Në vijim ai shtoi "ne të gjithë e pamë këtë të ndodhte dhe askush nuk duhet t'i japë shumë rëndësi rezultateve të zgjedhjeve të mbrëmshme."
Mandati i guvernatorit të Virxhinias kaloi nga republikani në detyrë në demokrat, ashtu si edhe vendet në Komisionin e Shërbimit Publik të Xhorxhias.
Johnson i rezervoi komentet e tij më të ashpra për kryetarin e zgjedhur të bashkisë së Nju Jorkut.
"Zohran Mamdani është pa dyshim fitorja më e madhe për socializmin në historinë e vendit dhe është humbja më e madhe për popullin amerikan", thotë ai.
Lini një Përgjigje