Bota11 Prill 2023, 17:34

Marrëdhëniet BE-SHBA në pikëpyetje, pas Francës edhe Spanja rreshtohet krah Pekinit: Nuk mund t'i kthejmë shpinën Kinës

Shkruar nga Pamfleti

Marrëdhëniet BE-SHBA në pikëpyetje, pas Francës edhe

Evropa me sa duket po krijon ndasi me SHBA-në për të mos shkëputur lidhjet me Kinën. Pas presidentit francez, Emmanuel Macron, edhe ministrja spanjolle e Ekonomisë u shpreh se Evropa nuk mund t’i kthejë shpinën Kinës.

Sipas saj Kina është një lojtar kyç në skenën botërore dhe mund të ndihmojë në përfundimin e luftës në Ukrainë.

Evropa nuk mund t'i kthejë shpinën Kinës dhe të përpiqet ta injorojë atë. Ne kemi një interes të përbashkët, mendoj, për të siguruar që ata të angazhohen në mënyrë konstruktive për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur", tha ministrja franceze.

Ajo tha se fragmentimi i tregut global si rezultat i luftës do të ishte një humbje-humbje për të gjithë. Kina ka refuzuar të dënojë pushtimin rus të Ukrainës, por ka bërë thirrje në mënyrë të përsëritur për bisedime paqeje - madje duke propozuar planin e saj të paqes prej 12 pikash për t'i dhënë fund luftës.

Ndërkohë Ukraina dhe disa liderë perëndimorë mbeten skeptikë për marrëdhëniet e ngushta të presidentit kinez Xi Jinping me Vladimir Putin.

be shba kina