Bota 5 Maj 2023, 12:31

Masakrat në Serbi, reagojnë ndërkombëtarët

Shkruar nga Pamfleti

Masakrat në Serbi, reagojnë ndërkombëtarët

BE ka shprehur ngushëllimet për masakrën e dytë që tronditi Serbinë mbrëmjen e djeshme, ku u vranë me armë zjarri 8 persona dhe u plagosën 13 të tjerë.

Josep Borell, kryediplomat i Bashkimit Europian në një postim në Twitter shkroi se BE i qëndron pranë popullit serb.

Një tjetër rast i të shtënave masive në Serbi me njerëz të pafajshëm të vrarë. Kjo është një tragjedi tronditëse, e tmerrshme – ne ndjejmë dhimbjen dhe qëndrojmë me popullin e Serbisë në këto momente të vështira”.- tha Borrell

Edhe komisioneri i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi bëri thirrje për ndalje të dhunës.

I dërgoj ngushëllimet më të thella familjeve të viktimave dhe mbarë kombit të Serbisë. Gjithashtu uroj shërim të shpejtë për të plagosurit. Kjo dhunë duhet të marrë fund tani!”, shkroi ai.

8 të vrarë dhe 13 të plagosur (7 prej tyre në gjendje kritike) ka qenë bilanci i frikshëm i një akti terrorist nga 21-vjeçar, i biri i një oficeri të ushtrisë serbe.  Autori Uroš B., qëlloi me armë automatik tek një automjet në lëvizje pranë një fshati 60km në jug të Beogradit, pas aktit ai u arratis por pas disa orësh kërkime ai u arrestua nga autoritetet serbe. Ai ishte fshehur tek daja e tij. Më shumë se 600 forca u angazhuan në kapjen e tij.

be borrell masakrat në serbi