Një grua 53-vjeçare, e cila u paraqit si fallxhore dhe mashtroi viktimave të saj duke shkaktuar një dëm rreth 40 milionë euro, është arrestuar nga autoritetet australiane.
53-vjeçarja u arrestua të mërkurën në periferi të Sidneit , së bashku me vajzën e saj 25-vjeçare, e cila u paraqit si mësuese feng shui (praktikë me orgjinë kineze për haromoni).
Nëna dyshohet se i bindi viktimat e saj, kryesisht gra vietnameze të merrnin kredi, duke mbajtur një pjesë për vete, duke u thënë atyre se parashikoi një "miliarder" në të ardhmen e tyre.
Australia police arrest 'fortune teller' accused of running $46m scam
— Ashin HARILAL (@ashindevz0) November 13, 2025
A mother-and-daughter duo - one claiming to be a fortune teller and a feng shui master - have been charged over allegedly scamming almost A$70m ($46m; £35m) from "vulnerable" Vietnamese targets in Australia.… pic.twitter.com/lf7gvwid9c
53-vjeçarja është akuzuar për 39 akuza, duke përfshirë drejtimin e një organizate kriminale dhe marrjen e përfitimeve financiare me anë të mashtrimit. Vajza e saj akuzohet për shtatë akuza, duke përfshirë administrimin e të ardhurave nga krimi dhe pjesëmarrjen në një organizatë kriminale.
Gjatë arrestimit në rezidencën multi-milion dollarëshe, policia sekuestroi dokumente, telefona celularë, çanta luksoze, një shufër ari 40 gramëshe me vlerë 10,000 dollarë australianë dhe 6,600 dollarë australianë në çipa kazinoje.

Autoritetet thanë se 53-vjeçarja u paraqit si një anëtare e shquar e komunitetit të saj dhe, si një "fallxhore", u jepte këshilla klientëve, disa prej të cilëve i thanë se po përballeshin me vështirësi financiare.
53-vjeçarja më pas parashikoi se një miliarder do t'u vinte në ndihmë dhe se kjo do të "ndodhte së shpejti" nëse ata merrnin një kredi.
Sipas një hetimi nga Sydney Morning Herald (SMH), nëna dhe vajza janë të lidhura me të ashtuquajturën "Penthouse Syndicate", një organizatë kriminale që mashtroi bankat kryesore australiane me 250 milionë dollarë australianë (141 milionë paund) me ndihmën e punonjësve të bankave që miratuan kredi për të ndihmuar në blerjen e pronave të shumta në Sydney.
Lini një Përgjigje