TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Prill 2023, 17:12

Mbajtja e zgjedhjeve në veri të Kosovës, Petkoviç akuza ndërkombëtarëve: Po mbështesin skllavërimin e serbëve

Shkruar nga Pamfleti

Mbajtja e zgjedhjeve në veri të Kosovës, Petkoviç akuza

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç vlerësoi se “përgjegjësinë më të madhe në përpjekjen për të skllavëruar popullin serb në veri të Kosovës dhe në çfarëdo mënyre politikisht dhe në çfarëdo mënyre e mban bashkësia ndërkombëtare.

Petkoviç u shpreh se ndërkombëtarët mbështesin fuqishëm mbajtjen e dhunshme të zgjedhjeve në të cilat serbët nuk do të votojnë.  

Tani si do ta shpjegojnë përfaqësuesit perëndimorë faktin se komunitetet dhe komunat krejtësisht serbe do të udhëhiqen nga dy për qind e shqiptarëve të cilët do të jenë të vetmit që do të dalin dhe do të votojnë. Zgjedhje të tilla, të cilat synojnë të anulojnë ekzistencën e shumicës absolute të popullit serb në veri të Kosovës, janë vazhdimësi e terrorit dhe dhunës së Kurtit ndaj serbëve, me qëllim të pushtimit të plotë të veriut”, tha Petkoviç, raporton N1.

zgjedhjet veri të kosovës petkoviç

Lini një Përgjigje