TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 18:14

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, mbyllet procesi i votimit; exit-pollet nxjerrin fitues partinë e Mitsotakis

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, mbyllet procesi i votimit; exit-pollet

Procesi i votimit në Greqi ka përfunduar. Rreth orës 19:00 me atë lokale, janë mbyllur të gjitha qendrat e votimit dhe tani pritet që të nisë numërimi i votave. Sipas raportimeve pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë e ulët, ndërsa kanë dalë dhe exit-pollet e fundit.

Sipas sondazheve partia e Kyriakos Mitsotakis merr një përqindje prej 40% - 44%, një performancë më e mirë kjo se ajo e votimit të majit, pasi i siguron Demokracisë së Re, pavarësinë për formimin e qeverisë.

Ndërkohë partia e së majtës e Alexis Tsipras, SYRIZA ka marrë një shuplakë të fortë, pasi votat e saj në këtë raund të dytë të zgjedhjeve kanë ardhur në rënie. Sipas exit-polleve, ajo pritet të marrë diku mes 16.1% deri në 19.1%, një ecuri kjo më e ulët se ajo e zgjedhjeve të majit.

Megjithatë gjithçka mbetet për tu parë kur të përfundojë i gjithë procesi i numërimit të votave. Kujtojmë se këto janë zgjedhjet e dyta brenda 1 muaji në Greqi, pasi ehde pse zgjedhjet e majit u fituan nga Partia Demokracia e Re, Mitsotakis nuk pranoi të bënte koalicion për të qeverisur pasi donte të kishte kontroll të plotë mbi qeverinë që ai do të drejtonte, kështu që vendi shkoi një zgjedhje të reja të cilat u mbajtën sot.

greqi zgjedhjet exit-pollet

Lini një Përgjigje