TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2023, 17:26

Heshtja e SHBA-së ndaj kryengritjes së Wagner, pse Biden urdhëroi mos përfshirjen e Uashingtonit në këtë çështje?

Shkruar nga Pamfleti

Heshtja e SHBA-së ndaj kryengritjes së Wagner, pse Biden urdhëroi

Presidenti i SHBA, Joe Biden Biden mësohet se u ka kërkuar aleatëve që të mos i japin besueshmëri pretendimeve të Vladimir Putinit se kryengritja e Wagnerit u bë me ndërhyrjen e perëndimit.

Në një telefonatë me presidentin francez, Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin britanik Rishi Sunak, thuhet se Biden ju kërkoi atyre të tregohen të kujdesshëm me deklaratat që bëjnë lidhur me kryengritjen në Moskë.

Mesazhi, sipas njerëzve të afërt me presidentin, ishte ruajtja e qetësisë dhe mos përfshirja në çështjet e brendshme të Rusisë, për të shmangur "Luftën e Tretë Botërore".

Një mesazh i ngjashëm shkoi nga Uashingtoni për ambasadat amerikane, të cilëve iu tha, nëse u kërkohej nga qeveritë e tyre pritëse, të komentonin situatën ata duhet të thonin se "Shtetet e Bashkuara nuk kanë ndërmend të përfshihen në këtë çështje".

Një mesazh iu dërgua gjithashtu qeverisë ruse nga administrata e Biden se SHBA nuk do të përfshihej, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje.

Tani, Biden dhe ekipi i tij po punojnë për të kuptuar ngjarjet e ditës së  kaluara dhe për të përcaktuar se çfarë do të ndodhë më pas. Marrëveshja e papritur e ndërmjetësuar nga Bjellorusia për t'i dhënë fund krizës së vështirë, u ka dhënë zyrtarëve amerikanë besimin se situata është plotësisht e qetë. Sipas zyrtarëve amerikanë, kjo mund të përforcojë dyshimet ekzistuese brenda Rusisë për udhëheqjen e Putinit.

wagner biden shba

Lini një Përgjigje