Bota17 Tetor 2023, 10:30

Me fytyrë të ngrysur në Samit, politikani serb “nxjerr zbuluar” Brnabiç: Refuzoi foton pranë flamurit por nënshkroi marrëveshjen me Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Me fytyrë të ngrysur në Samit, politikani serb “nxjerr

Kreu i Lëvizjes “Odgovor” në Serbi, Boban Bogdanoviç ka reaguar lidhur me prezencën e kryeministres serbe Ana Brnabiç në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë ditën e djeshme.

Kujtojmë se Brnabiç refuzoi të merrte pjesë në fotografinë familjare të liderëve për shkak se prapa tyre rreshtohej edhe flamuri i Kosovës.

Megjithatë Bogdanoviç është shprehur se me këtë veprim ajo ka “mashtruar” opinionin publik në Serbi.

Përmes një postimi në platformën “X”, ai tha se pasi refuzoi të merrte pjesë në fotografi, Brnabiç ka firmosur një marrëveshje, në të cilën përfshihej edhe Kosova.

Bëhet fjalë për marrëveshjen e pranimit të kualifikimeve profesionale, të cilat tanimë do të njihen për shtetasit kosovarë edhe në Serbi.

“Kryeministrja e Serbisë refuzoi një foto të përbashkët në Tiranë për shkak të Republikës së Kosovës, ndërkohë firmosi një dokument për pranimin e kualifikimeve profesionale të Republikës së Kosovës, de jure dhe de facto!”, shkroi Bogdanoviç.

brnabic samit tirane