Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, ka dalë nga prokuroria me pranga në duar, pas marrjes në pyetje.
Autoritetet po e hetojnë Grubin për dyshime mbi keqpërdorim të pozitës zyrtare, korrupsion dhe shkelje të procedurave të prokurimit publik. Hetimi lidhet me vendime dhe kontrata që kanë të bëjnë me funksionimin e Lotarisë Shtetërore.
Sipas organit të akuzës, procedurat e kontestuara kanë shkaktuar dëme financiare që arrijnë në rreth 500 milionë denarë, ose mbi 8 milionë euro. Prokuroria dyshon se përmes këtyre procedurave janë favorizuar subjekte të caktuara ekonomike.
Gjykata kishte vendosur më herët masën e paraburgimit ndaj Grubit. Autoritetet e kishin shpallur në kërkim për shkak të mosparaqitjes së tij para organeve të drejtësisë.
Çështja mbetet në fazë hetimore dhe pritet të vijojë me procedurat e mëtejshme ligjore.
Lini një Përgjigje