Bota30 Maj 2023, 10:16

Media izraelite jap alarmin: Grupi Wagner është nisur për në Kosovë

Shkruar nga Pamfleti

Media izraelite jap alarmin: Grupi Wagner është nisur për në

Media izraelite “Terror Alarm”, thotë se pjesëtarë të grupit mercenar Wagner janë nisur për në Kosovë.
Në një postim në Twitter, media izraelite thotë se informacioni është siguruar nga OpenSource Intelligence, përkatësisht nga monitorimi i kanalit të PMC Wagner në Telegram.


Grupi mercenar, i shpallur organizatë terroriste nga Perëndimi, por edhe Kosova, thuhet se ka ngritur një degë në Serbi dhe disa herë ka pasur akuza për futjen e trupave në territorin e Kosovës.

Që nga e premtja, serbët në veri të Kosovës janë duke protestuar kundër kryetarëve të rinj të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit. Gjatë përleshjes së të hënës mes protestuesve serbë dhe trupave të KFOR mbetën të plagosur 30 prej këtyre të fundit.

Më 22 mars të këtij viti, qeveria e Kosovës përditësoi sanksionet ndaj grupit të mercenarëve “Wagner”, duke e cilësuar atë si një kërcënim që minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Me vendimin e saj, qeveria Kurti përshtati sanksionet me ato të Shteteve të Bashkuara që në janar e shpallën Wagner organizatë të rëndësishme kriminale transnacionale.

Kush është Grupi Wagner?

Sipas një hetimi të BBC-së, Grupin Wagner mendohet se e ka themeluar një ish-oficeri i ushtrisë ruse, 51-vjeçari i quajtur Dmitri Utkin. Ai është një veteran i luftërave çeçene, një ish-oficer i forcave speciale dhe një nënkolonel i shërbimit të inteligjencës ushtarake ruse.

Grupi Wagner fillimisht hyri në veprim gjatë aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Tracey German, profesoreshë në King’s College në Londër, sqaron se ky grup mercenarësh ka luftuar që në ditët e para të pushtimit në rajonet e Luhanskut dhe Donetskut. 

kosova grupi wagner