
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç gjatë fjalës së tij drejtuar popullit lidhur me situatën e tensionuar në veri të Kosovës, ka akuzuar KFOR-in për njëanshmëri.
Ai tha se ushtarët e KFOR-it nuk mbrojtën serbët të cilët ishin të pakënaqur me “pushtimin” e komunave që sipas tij u morën me dhunë nga kosovarët. Vuçiç shtoi se anëtarët e KFOR-it duhet të mbronin serbët dhe jo kryetarët e komunave të zgjedhur ilegalisht.
“Serbët në Sevrë të Kosovës dhe Metohisë u mblodhën para ndërtesave komunale për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj kryetarëve okupues, sepse ushtarët e KFOR-it nuk i mbrojtën serbët dhe nuk e penguan marrjen e paligjshme dhe të dhunshme të komunave dhe dhunën ndaj të cilave. serbët u ekspozuan”, tha Vuçiç.
Ai vazhdoi më tej duke akuzuar ushtarët e KFOR-it se kishin pritur serbët mëngjesin e sotëm me telat me gjemba para komunave në veri.
Sipas tij KFOR filloj sulmin ndaj serbëve vetëm sepse ata rrethuan dy nga makinat e tyre dhe refuzuan të hapin rrugën. Ai akuzoi gjithashtu se është qëlluar me kallash ndaj turmës serbe, teksa shtoi se janë pikasur edhe snajper që shenjtëronin serbët.
“Serbëve iu kërkua që të kalonin dy vetura të KFOR-it, serbët nuk u pajtuan me këtë dhe më pas KFOR-i shkoi në aksion. Në rreshtin e parë ishin Milan Simiç dhe Goran Rakiç. Ata filluan t'i godasin në bigëzim, në kokë, dhe Dragiša Milović, i cili tani ndodhet në KBC Kosovska Mitrovica, ka pësuar lëndime më të rënda. Një pjesëtar i ROSU-së me kallashnikov është shtrirë në tokë dhe qëllon disa herë në drejtim të serbëve që tërhiqen, duke e goditur nga pas Dragisha Gljakun, i cili është goditur në legen, stomak dhe dorë”, tha Vuçiç i cli shtoi se më pas serbët ju përgjigjen me gurë.
Lini një Përgjigje