Bota19 Prill 2023, 16:25

Medvedev kërcënon Korenë e Jugut: Nëse dërgoni armë në Ukrainë, Rusia do armatosë Korenë e Veriut

Shkruar nga Pamfleti

Medvedev kërcënon Korenë e Jugut: Nëse dërgoni

Zëvendëskryetari i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, Dmitry Medvedev, ka paralajmëruar për rreziqet e planeve të Koresë së Jugut për të furnizuar me armë Ukrainën.

Në një postim në rrjete sociale, Medvedev shkruan se Koreja e Jugut është shfaqur entuziaste për të ndihmuar armiqtë e Rusisë teksa ka kërcënuar presidentin Yoon Suk-yeol se nëse dërgojnë armë në Ukrainë “armët e fundit të Rusisë do jenë në duart e Koresë së Veriut”.

“Janë shfaqur entuziastë të rinj të etur për të ndihmuar armiqtë tanë. Presidenti i Koresë së Jugut Yoon Suk-yeol ka thënë se në parim vendi i tij është gati të furnizojë regjimin e Kievit me armë. Pyes veten se çfarë do të thonë njerëzit e atij vendi kur të shohin armët e fundit të Rusisë në duart e fqinjëve të tyre më të afërt, partnerëve tanë Koreja e Veriut?”, tha Medvedev.

Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk-yeol, në një intervistë pët Reuters, nuk e ka përjashtuar mundësinë që Seuli mund të pranonte të furnizonte Ukrainën me armë, nëse do të kishte një kërcënim serioz për popullsinë e saj ose nëse ligjet e luftës shkeleshin në mënyrë flagrante.

koreja e jugut medvedev ukraine rusi arme